Shoferi kosovar rrezikon një autobus të tërë me pasagjerë, dy duart i ka në telefon (Video)

Shoferi kosovar rrezikon një autobus të tërë me pasagjerë, dy duart i ka në telefon (Video)

10:26, 10/11/2021

Mediumi mitrovicas raportoi për një rast ku shihej një shofer i linjës Prishtinë-Mitrovicë, duke përdorur telefonin derisa ishte duke vozitur.

Raportimi i këtij veprimi, ka bërë që të paraqiten edhe raste më të rrezikshme.

Një raportuese ka dërguar një video në “Jepi zë”, ku shihet shoferi nga një kompani e autobusëve nga Drenasi, i cili gjatë gjithë kohës shkruan në telefon, derisa autobusin e kishte plot udhëtarë.

Sipas kësaj dëshmitareje, rasti ka ndodhur përgjatë rrugës Velipojë dhe Shëngjin në gusht të këtij viti, mirëpo thotë se nga frika nuk ka guxuar ta raportojë këtë rast.

Udhëtaret të cilat ishin të gjitha të gjinisë femërore, thonë se ia kishin tërhequr vërejtjen shoferit dhe i kishin kërkuar ta lë telefonin derisa sa ishte duke vozitur. Mirëpo, raportuesja thotë se shoferi ishte sjellur ashpër me to, e madje edhe i kishte kërcënuar se do t’i zbriste nga autobusi.

Ndryshe, përdorimi i telefonit konsiderohet nga Policia si një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco