Ndodh edhe kjo: 18-vjeçari kthehet nga Gjermania për të punuar në Kosovë

Ndodh edhe kjo: 18-vjeçari kthehet nga Gjermania për të punuar në Kosovë

10:04, 09/11/2021

Leonis Mustafa e ka lënë Gjermaninë për Kosovën. Ai është kthyer pas shkollës së mesme, për ta gjetur veten këtu, duke thënë se këtë e ka bërë për ta eksploruar vendin e origjinës.

18-vjeçari ka deklaruar se aktualisht po bën punë praktike në organizatën ICK, derisa pret që më pas të involvohet në fushën që preferon.

“Këtu më kanë pritur mirë, po më pëlqen puna në ICK. Kam dashur të eksploroj pak, ta shoh vendin e origjinës. Kam ardhur ta gjej veten. I kam familjarët në Kosovë. Për mua Kosova ka qenë vend për t’u kënaqur, tash e kam edhe punën”, deklaroi ai

Ai ka shtuar se studimet synon t’i bëjë në Gjermani.

Problematikë po e sheh komunikacionin në Prishtinë, duke thënë se është i bllokuar, krahasuar me vendet evropiane. Tek gjërat pozitive në vend, ushqimi është i mrekullueshëm për Mustafën.

E mentori i tij nga ICK, Shpend Lila, ka thënë se ky është një gjest i mirë nga të rinjtë që të kthehen në vendlindje e ta gjejnë veten në fushën që duan.

“Është hera e parë që jeton vet. Këto janë mësime që nuk t’i mëson fakulteti, e që i duhen edhe më vonë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco