Disa lagje dhe fshatra të Pejës do të kenë reduktime të ujit të pijshëm

Disa lagje dhe fshatra të Pejës do të kenë reduktime të ujit të pijshëm

15:43, 28/07/2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” njofton se disa lagje dhe fshatra të Pejës do të kenë reduktime të ujit të pijshëm, raporton syri.net

Sipas KRU-së, reduktimet janë si pasojë e mosshfrytëzimit racional të ujit.

“Si rezultat i mungesës së reshjeve atmosferike, shtimit të numrit të konsumatorëve rezident dhe jo-rezident gjatë kësaj stine të pushimeve verore si dhe pasojë e shfrytëzimit jo-racional të ujit nga një pjesë e qytetarëve, Njësia Operative e Pejës e KRU ‘Hidrodrini’ detyrohet të aplikojë orar të reduktimeve të ujit”, thuhet në njoftim.

Në fund, kompania bënë thirrje për përdorimin racional të ujit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco