Sindikata e RTK-së kërkon urgjentisht të nisin procedurat për shkarkimin e Bordit

Sindikata e RTK-së kërkon urgjentisht të nisin procedurat për shkarkimin e Bordit

17:10, 10/06/2021

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka kërkuar që urgjentisht të nisin procedurat për shkarkimin e Bordit të RTK-së, që sipas saj, “ka dështuar t’i kryej detyrat e punës konform ligjit dhe rregulloreve të Radiotelevizionit Publik”.

Përfaqësuesit e sindikatës kanë takuar deputeten e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilën dhe kryetaren e Komisionit parlamentar për Media, Doarsa Kica-Xhelili, për t’i njoftuar mbi gjendjen në RTK.

“Sindikalistët i ofruan si dëshmi zonjës Lila dhe Kica një kopje të vendimit të Inspektoratit të Punës në të cilën thuhet se Bordi i RTK-së dhe drejtori gjeneral i saj e kanë zgjedhur në mënyrë të paligjshme drejtorin e Shërbimeve të Përbashkëta në RTK”, thuhet në njoftim.

Sindikata ka shprehur se gjendja në RTK është e rëndë si pasojë e paligjshmërive të shumta duke filluar nga “përzgjedhja e drejtorit gjeneral, pengimi i Auditorit kombëtar në auditimin e pasqyrave financiare të RTK-së, punësimet dhe avancimet pa kontroll e pa kritere”.

Po ashtu, u kërkua që të trajtohen me prioritet çështjet e pazgjidhura siç janë prona, objekti dhe ligji i ri për Transmetuesin Publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco