Vaksinat nga SHBA-të, Kurti: Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe solidaritetin

Vaksinat nga SHBA-të, Kurti: Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe solidaritetin

22:47, 03/06/2021

Lajmit se SHBA-të do i japin falas vaksina për Kosovën, dhe vendet e tjera që nuk arrijnë të sigurojnë ato, i është gëzuar edhe kryeministri Kurti.

Ai përmes një postimi në Twitter tha gjithashtu se kjo tregon "bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë dy vendet".

“Shumë mirë të dëgjosh që Kosova do të marrë më shumë vaksina nga SHBA-të, një dëshmi e miqësisë sonë të mirëfilltë dhe marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen dhe solidaritetin!”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Adiministrata e presidentit Joe Biden, ka bërë të ditur se do të dhurojnë 80 milionë vaksina për shtete të ndryshme të botës deri në fund të qershorit, ku një ndër këto vende përfituese është edhe Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco