Çitaku reagon për ngacmimin seksual në shkollën e Prishtinës:  E tronditur, jo e befasuar

Çitaku reagon për ngacmimin seksual në shkollën e Prishtinës: E tronditur, jo e befasuar

08:49, 16/05/2021

Në një video të publikuar dje në nga Syri Kosova ku shihet se në oborrin e një shkolle në Prishtinë ka ndodhur një rast i sulmit seksual në mes të nxënësve (të mitur).

Në lidhje me këtë rast ka reaguar ish Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Vlora Çitaku e cila është shprehur se është e tronditur nga kjo ngjarje, mirëpo sipas saj gjëra të tilla nuk janë për tu befasuar.

”Jo e befasuar, sepse ushqejmë pabarazi e misogjeni tërë kohën. Fëmijët përsërisin ato që shohin dhe dëgjojnë përreth. Për më tepër, bullizmi nuk ka si të mos jetë i pranishëm në shkolla, kur është dominant kudo në shoqëri”, ka shkruar Çitaku në facebook.

Kjo e fundit madje shpreson që ky rast i tmerrshëm të jetë këmbana e fundit për vendin tonë.

Ndryshe, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, për kallxo.com ka thënë se rasti ka ndodhur jashtë procesit mësimor kur shkolla sipas saj nuk është përgjegjëse dhe se nuk ka ngjarje të sulmit seksual e gjithë kjo është një ”lojë fëmijësh”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco