Kërcënon drejtoresha e shkollës që ishte në dijeni për videon

Kërcënon drejtoresha e shkollës që ishte në dijeni për videon

15:43, 15/05/2021

Pas publikimit të videos skandaloze nga Syri Kosova, ku në oborrin e shkollës 'Faik Konica" shihen disa nxënës të kësaj shkollee derisa ngacmojnë seksualisht një vajzë të po kësaj shkolle të klasës së parë, ka reaguar drejtoresha e kësaj shkolle Jehona Oruqi.

Oruqi, në bisedë telefonike me gazetaren e portalit, ka kërkuar largimin e kësaj video, shkruan Syri.net Kosova

"Ngom veq pak ti zojë, qata që e ke publiku, brenda 3 minutave e largon" thotë Oruqi.

E pyetur për arsyejen e kësaj kërkese, ajo insiston që për këtë rast janë të njoftuara organet e rendit.

Syri.net Kosova nga mëngjesi është duke pritur përgjigje nga Policia e Kosovës.

Tutje, drejtoresha e shkollës duket se është pak e njoftuar lidhur me rregullat e gazearisë.

E njejta tenton të mësoj edhe burimet e portalit se nga ka rrjedhur kjo video.

“Mas pari nuk e ke qit burimin nga e ke marr videon” insiston të marr  vesh burimin e redaksisë.

Pas këtij kërcënimi, gazetarja e portalit Syri Kosova veqse ka vendosur që këtë rast ta paraqes në Policinë e Kosovës.

 

Raportimi i plotë për rastin

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco