Edhe për Bajram mbi 6 mijë kosovarë vërshojnë Ulqinin

Edhe për Bajram mbi 6 mijë kosovarë vërshojnë Ulqinin

23:35, 13/05/2021

Jo vetëm festa e 1 majit, por edhe kjo e Bajramit ishin të dobishme për ulqinakët, ku pasditen e enjte qindra kosovarë  kanë mbërritur në Ulqin.

Mbi 6 mijë kosovarë kanë shkuar në Ulqin  deri në msnatën e së enjtes.

Kur parkingjet e këtij qyteti shihen gjithandej makina me targa Kosove edhe pse temperaturat janë të ftohta dhe me shi.

Derisa  për 1 maj atje ishin rreth 15 mijë kosovarë, ashtu siç ishte pritur edhe pas festës së Bajramit pritej të ketë fluks kosovarësh drejt Ulqinit. 

Drejtori i Organizatës Turistike në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, tregon se edhe me rastin e festës së Bajramit kosovarët me të madhe kanë ardhur në Ulqin.

Ai falënderoi kosovarët që asnjëherë nuk e harrojnë qytetin e shqiptarëve, Ulqinin.

Gëzim Hajdinaga tha se për festën  Bajramit  në pikën  kufitare të Sukobinës kanë hyrë 5 mijë e 764 qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco