Ankthit të pritjes së familjarëve të të pagjeturve t’i vijë fundi

Ankthit të pritjes së familjarëve të të pagjeturve t’i vijë fundi

23:03, 13/05/2021

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara ka folur rreth procesit të gërmimeve në Kizhevak të Serbisë, si pjesë e kërkimeve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.

Gara në një postim në Facebook ka falënderuar ekspertët kosovarë që ishin sot në këtë lokacion: Ditor Haliti ,antropolog mjekoligjor, Musa Gashi, specialist i mjekësisë ligjore dhe, Driton Spahiu në këtë rast në kapacitetin e fotografit mjekoligjor.

“Ekspertët tanë të angazhuar, sot dhe në vazhdimësi, me përpjekje maksimale që vlerësimi i tërësishëm i lokacionit të varrezës masive, zhvarrosja e eshtrave (mbetjeve mortore të bashkëqytetarëve tanë të rrëmbyer dhe zhdukur dhunshëm gjatë luftës), identifikimi dhe riatdhesimi në Republikën e Kosovës, të kryhet një ditë e më parë, që ankthit të pritjes së familjarëve të të pagjeturve t’i vijë fundi”, shkruan Gara në Facebook.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës është zotuar se do të mbetet e përkushtuar për të vazhduar punën duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve, trajtimit më të mirë ligjor dhe institucional familjeve të tyre dhe vendosjen.

Sipas EULEX, ekspertët e këtij misioni kanë kryer gërmime në Kizhevak që prej vitit 2015 ndërsa më 16 nëntor të vitit 2020 u zbuluan mbetje mortore, të cilat dyshohet se janë të viktimave të luftës së vitit 1999 në Kosovë. Gërmimet gjatë vitit të kaluar u pezulluan në dhjetor, për shkak të motit jo të favorshëm për të rinisur më 5 maj të këtij viti.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, të zhdukur kanë qenë rreth 6.500 persona. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve. Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco