Paralajmërim i frikshëm nga infektologu kosovar: Kosova së shpejti mund të preket nga virusi indian

Paralajmërim i frikshëm nga infektologu kosovar: Kosova së shpejti mund të preket nga virusi indian

11:53, 08/05/2021

Virusi COVID-19 tashmë ka përfshirë tërë botën, por ajo çka ka filluar të shqetësojë njerëzit është edhe zbulimi i varianteve të reja të këtij virusi.

Pas variantit britanik, ka filluar të shfaqet në botë edhe mutacioni më i ri i virusit COVID-19, i njohur si varianti indian.

Se edhe Kosova mund të preket së shpejti nga varianti indian, e thotë edhe Infektologu i Klinikës Infektive, Sali Ahmeti.

Sipas tij, edhe ky mutacion i ri nuk ka ndonjë problematikë që e dallon prej dy varianteve të mëhershme.

“Pasi që tashmë ka filluar të shfaqet ky variant i ri indian në vende të ndryshme, mundësia ekziston edhe tek ne që të prekemi së shpejti. Simptomat përafërsisht janë të njëjta nuk ka ndonjë ndryshim te madh klinik, por për faktin që e gjen një popullatë të pambrojtur përhapja e tij është e konsiderueshme. Qytetarët duhet të vazhdojnë që ti respektojnë masat aktuale që janë në fuqi, sepse ende herët është për tu relaksuar”, tha Ahmeti për arbresh.info

Tashmë ka disa javë që në Kosovë përfundoi shpërndarja e 24 mijë dozave të vaksinës kundër COVID-19, dhe shpejt pritet të vijnë dozat e reja.

Prandaj, infekolgu Ahmeti kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat aktuale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco