Dikur shiste ujë e simite, sot është president i shtetit mik me Kosovën

Dikur shiste ujë e simite, sot është president i shtetit mik me Kosovën

11:31, 08/05/2021

Dikur shiste ujë e simite në rrugë, tani është president i një shteti të fuqishëm në botë. Fjala është për Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë nuk kishte një fëmijëri të lehtë, të cilën e kaloi në një lagje të varfër të Stambollit

Për të siguruar të ardhura për familjen e tij, ai blinte kartolina dhe i shiste në rrugë. Punoi edhe si shitës i simiteve dhe ujit në rrugë.

Në rininë e tij, Erdoğan luajti futboll në një klub lokal. Fenerbahçe donte që ta merrte në klub, por babai i tij e parandaloi.

Megjithatë, sot Turqia që udhëheq Erdogani është një nga vendet më të fuqishme. Ushtria e saj është në mesin e 10 ushtrive më të forta në botë.

Kujtojmë, që Erdogani ishte 4 vjet kryebashkiak i Stambollit, 11 vjet Kryeministër, ndërsa që nga 2014 është President i Turqisë.

Erdogani është i martuar me Eminen dhe së bashku kanë 4 fëmijë, dy djem Ahmet Burak dhe Necmettin Bilal si dhe dy vajza, Summey dhe Esra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco