Sulmohet me sëpatë një person në Mitrovicë

Sulmohet me sëpatë një person në Mitrovicë

11:27, 08/05/2021
Një sulm mes disa personave ka ndodhur dje në Mitrovicë, në rrugën “Sylejman Vuqiterna”, derisa aty s’lanë pa u përdorur edhe arma e sëpata.
 
Sinjali ka siguruar informacione nga burimet në Polici rreth këtij incidenti. Burimet kanë treguar se gjithçka nisi kur një i dyshuar tentoi ta sulmojë me revole një person, i cili në atë moment kishte qenë edhe me dy djem tjerë.
 
Gjatë përleshjes, viktimat kanë sulmuar të dyshuarin me sëpatë duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari, siç ka mësuar Sinjali, nisi të largohej nga vendi i ngjarjes me ç’rast edhe ka shtënë me armë zjarri rrugës.
 
Aktualisht i dyshuari gjendet në QKUK për tretman mjekësor ndërsa arma me të cilën ka shtënë nuk është gjetur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco