Infermieri i QKUK-së në ditën e 11-të të grevës së urisë, i drejtohet Kurtit e Vitisë

Infermieri i QKUK-së në ditën e 11-të të grevës së urisë, i drejtohet Kurtit e Vitisë

09:59, 08/05/2021

Infermieri Enlirat Duraku tash e 11 ditë ka hyrë në grevë urie për shkak të mosrritjes së pagesës për ndërrimet e natës për infermierët, për mospagesën e punës gjatë vikendit dhe orëve shtesë.

 

Teksa ka publikuar fotografi me Albin Kurtin, Duraku thotë se edhe pse shumë e vështirë greva, ai nuk e ka ndërmend ta ndalë deri në realizimin e kërkesave të tij.

“Unë jam i vetëdijshëm që shteti nuk i nënshtrohet një individi, prandaj unë nuk kërkoj nënshtrim nga ju, kërkoj vetëm të njihet puna, angazhimi, kontributi dhe sakrifica e infermierëve”, ka shkruar ai ndër të tjerash në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

DITA 11, GREVË URIE

Çdo ditë më e vështirë po bëhet për mua edhe fizikisht, mirëpo nuk e ndalë grevën deri në realizim të kërkesave të infermierëve.

Kryeministër Albin Kurti
Ministër Arben Vitia
Kryetare e KPSH Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Unë jam i vetëdijshëm që shteti nuk i nënshtrohet një individi, prandaj unë nuk kërkoj nënshtrim nga ju, kërkoj vetëm të njihet puna, angazhimi, kontributi dhe sakrifica e infermierëve përmes :

Rritjes së pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,
Pagesës së punës gjatë fundjavës pasi që mjeku në fundjavë paguhet deri në 166€ ndërsa infermieri vetëm 18€, afër 1000% më pak se mjeku,
Pagesës së rrezikshmërisë në punë.

Enlirat K. Duraku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco