Pacolli ‘zbarkon' në Shalë, peticion kundër gurthyesit që rrezikon ambientin

Pacolli ‘zbarkon' në Shalë, peticion kundër gurthyesit që rrezikon ambientin

14:00, 07/05/2021

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka vizituar sot fshatin Shalë të Komunës së Lipjanit ku i informua nga banorët për situatën me gurthyesin që operon në zonën malorë të këtij fshati, shkruan Syri Kosova.

Banorët e Shalës përmes një peticioni me 200 nënshkrime kanë kërkuar nga Pacolli që ta kundërshtojë fillimin e punimeve në këtë pjesë. pasi siç thanë ata kompania në fjalë ka shkelur rregullat dhe ligjet të cilat obligohet t’i respektoj.

Kërkesa tjetër e banorëve ndaj Pacollit që njëherësh është edhe kryetare e Komisionit për Mjedisin, ishte edhe adresimi këtij problemi në këtë komision.

Postimi i plotë i Pacollit:

Me ftesë të banorëve sot vizitova fshatin Shalë të Komunës së Lipjanit. Banorët më informuan për gjendjen në fshat dhe problemet që kanë me fillimin e operimit të një gurthyesi në zonën malore të fshatit. Ata më dorëzuan edhe peticionin me 200 nënshkrime që i kanë mbledhur për të kundërshtuar fillimin e punimeve.

Banorët kërkuan që komisioni parlamentar për mjedis të shqyrtoj rastin dhe ta adresojmë atë. Banorët janë të brengosur për dëmin mjedisor që mund të shkaktohet nga gurthyesi duke pasur parasysh që në afërsi të tij është lumi, monumente të mbrojtura dhe vendbanimet e tyre.

Unë në cilësinë e Kryetares së komisionit parlamentar për mjedis iu premtova që do të shqyrtojmë rastin dhe do të shohim nëse kompania ka shkelur rregullat dhe ligjet të cilat obligohet ti respektoj. Për këtë do të koordinohemi edhe me Ministrinë për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco