FSK-së dhe Ushtria e Hungarisë të rrisin bashkëpunimin në interes të sigurisë

FSK-së dhe Ushtria e Hungarisë të rrisin bashkëpunimin në interes të sigurisë

13:52, 07/05/2021

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti në vizitë  ambasadorin e Republikës së Hungarisë Joszef Bencze, i cili më këtë rast i uroi detyrën e ministrit të Mbrojtjes. 

Ambasadori Bencze e vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm si shumë të mirë në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe asaj të Hungarisë, duke shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim në të ardhmen të thellohet edhe më shumë në fushat me interes të përbashkët.

Ministri Mehaj e njoftoi mysafirin me zhvillimet e deritashme në Ministri dhe FSK, duke e njoftuar për objektivat  dhe prioritet që ai ka si ministër i Mbrojtjes. 

Po ashtu ministri Mehaj vlerësoi lartë kontributin e Hungarisë si në angazhimet në KFOR dhe bashkëpunimin dypalësh në mes të dy ministrive si dhe bashkëpunimin e mirë në mes të FSK-së dhe ushtrisë së Hungarisë, me zotimin se ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në interes të dy vendeve, atë të sigurisë së përbashkët në rajon dhe me gjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco