Lladrovci bën presion për Stadiumin, ka dy fjalë edhe për gurthyesit që e prishën ambjentin

Lladrovci bën presion për Stadiumin, ka dy fjalë edhe për gurthyesit që e prishën ambjentin

13:47, 07/05/2021

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj iniciativave të reja për projekte zhvillimore në komunën e Drenasit, në zonën e Goleshit. Lladrovci ne reagim ka thënë se niveli qendror krahas propozimit për projekte të reja, t’i zhvillojë projektet e parapara me vite në Ligjin për Buxhet, të dedikuara për këtë zone, shkruan Syri.net Kosova.

“Mirëpres vlerësimin për zonën e Goleshit si zonë me interes të veçantë, ku është theksuar rëndësia e zhvillimit dhe rehabilitimit të kësaj zone. Pasi flitet për projekte të reja, mirëpres dhe ftoj nivelin qendror që krahas propozimit për projekte të reja, t’i zhvilloj projektet e parapara me vite në Ligjin për Buxhet, të dedikuara për këtë zone”, është shprehur ai..

“Jemi në pritje të realizimit të projektit të Stadiumit nacional, ku kemi ndërmarrë me kohë të gjitha veprimet e nevojshme që prona të bartët në pronësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe me zhvillimin e punimeve për zgjerimin e zonës ekonomike”, vijon më tej reagimi i Lladrovcit.

“Lidhur me dy gurthyesit në atë zonë, çështjen e kam adresuar te organet e ndjekjes, për të gjithë përgjegjësit potencial që janë përfshirë në degradimin e kësaj pjese duke filluar nga zyrtaret e komunës, ata të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe kushdo qofshin akterët tjerë. Po ashtu Komuna e Drenasit, ka ushtruar padi për kompensim të dëmit ndaj atyre që e degraduan këtë zonë.Çdo projekt i cili do të jetë në interesin e përgjithshëm, është i mirëpritur dhe i japim përkrahje.”, ka përfunduar kryetari i Drenasit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco