Nuk ndalen problemet në arsim, banorët e Karaqevës  kërkojnë ndihmën e institucioneve

Nuk ndalen problemet në arsim, banorët e Karaqevës kërkojnë ndihmën e institucioneve

13:36, 07/05/2021

Kryetari i  Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçev e Poshtme Selver Lenjani, i ka  shkruar letër kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe ministres së Arsimit Arbërie Nagavcit ku kërkojnë ndihmën e tyre për çështjen e arsimit në Kamenic, duke kërkuar ndihmë për hapjen e shkollave. 

"Jemi te zhgënjyer me vendimin që ka marr kryetari i Komunës Qendron Kastrati që inspektorët kumunal të arsimit pengojnë punën në shkollën fillore "Asllan Thaqi", procesin mësimor dhe përsoneli arsimor ja kanë tërhek vërejtjen inspektoriatit të arsimit ta lirojnë shkollën, sepse hapja e kësaj shkolle është me vendimin e ministres se arsimit Arberia Nagavci",thotë Lenjani.

Sipas tij Bashkësia Lokale e përgëzojnë për punën dhe guximin që e ka marr ministria për hapjen e shkollave në nivel komunal të Komunës së Kamenicës.

Ai kërkon nga instuticionet e Kosovës mos ta pengojnë procesin mësimor në shkollën fillore "Asllan Thaqi", sepse me shumë mund është hapur kjo shkollë dhe mëngjesi i sotëm i gjeti të zbehur nxënësit, mësimdhensit dhe stafin teknik.

"I bëjmë thirrje kryetarit të Komunës mos dergoni inspektor komunal, sepse nuk jeni ju të autorizuar që të pengohet procesi mësimor në shkollat e Komunës sonë", thotë kryetari i BL-së në Karaqevë.

Ai uron që Bashkësia Lokale e fshatit Karaçev dhe banorët e brezit kufitar që të mos pengohet procesi mësimor, sepse në gjitha kohërat lapsi, ditari, arsimtari i ka përballuar dhe vazhdimisht do ti përballojmë.

"Kryetar ju lutem mos e pengoni procesin e zhvillimit mësimor, sepse një gjë e tillë nuk do të lejohet as nga Bashkësia Lokale e as nga banorët e brezit kufitar", thotë Selver Lenjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco