Ja sa persona u akuzuan e ndaluan për vepra penale

Ja sa persona u akuzuan e ndaluan për vepra penale

12:43, 07/05/2021

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetetë aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë persona.

Gjithashtu, janë paraqitur nëntë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë  personave dhe një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe ka ngritur njëzetegjashtë aktakuza kundër njëzeteshtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një person, ka bërë dy kërkesa për paraburgim për dy persona dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco