Policët e vënë në rrezik jetën e tyre në mbrojtje të banorëve nga  zjarri

Policët e vënë në rrezik jetën e tyre në mbrojtje të banorëve nga zjarri

12:35, 07/05/2021

Gjatë orëve të natës së datës 6 maj 2021, Policia në Vushtrri ka pranuar një thirrje emergjente, për  një zjarr  që kishte kapluar një lokal (kafiteri)  në Vushtrri.  

Me të pranuar informacionin drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar  njësitë  policore, njëkohësisht janë njoftuar zjarrfikësit.  Me të  arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë vërejtur se tymi që po dilte nga lokali ishte rrezik potencial për banorët që banonin sipër në atë ndërtesë.

Me qëllim të parandalimit  dhe evitimit të rrezikut në shkallë të gjerë zyrtarët policorë në rrethana të  tilla duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre kanë depërtuar brenda hapësirave të lokalit  për t’u  vërtetuar se a ndodhej ndonjë person në lokal si dhe  i kanë  hapur dritaret për lirimin e tymit në pjesën tjetër. 

Ndërkohë në vendin e ngjarjes  kanë arritur njësia e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar  zjarrin që rrezikonte të përhapej. Përveç dëmeve material të lënduar nga ky incident nuk ka pasur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco