Nga një skandal që bëri OVL e UÇK-së, po e pësojnë krejt qytetarët e Kosovës

Nga një skandal që bëri OVL e UÇK-së, po e pësojnë krejt qytetarët e Kosovës

14:00, 07/05/2021

Shtetit të Kosovës i ka kushtuar 1.6 milionë euro shpenzime për gjashtë muaj për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së të cilët po akuzohen për krime të luftës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Këtë vendim në shoqërinë civile e cilësojnë të panevojshëm që këto shpenzime të mbulohen nga paratë e taksapaguesve derisa, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) thonë se nuk ndjejnë asnjë lloj përgjegjëse lidhur me ecurinë se si kanë rrjedhur dokumentet nga Specialja e që për të njëjtat janë arrestuar edhe drejtues të kësaj organizate.   

Në gusht të vitit 2015 deputetë të parlamentit të Kosovës me shumicë votash votuan pro themelit të Gjykatës Speciale për krime lufte të kryera nga viti 1998 deri në vitin 2000, shkruan Syri Kosova.

Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar me vendim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar janë arrestuar katër nga themeluesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi me pretendimin se bashkë me drejtues të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, nën akuzën se janë përfshirë në manipulimin e dëshmitarëve të mundshëm të prokurorisë para gjykimit të tyre.

Një numër i konsiderueshëm i dosjeve të Gjykatës Speciale kanë rrjedhur nga kjo gjykatë dhe u lanë para derës së selisë së OVL-UÇK-së, nga një person i cilësuar anonim.

Kjo organizatë madje pretendonte se përmbajtja e dokumenteve është e panjohur dhe të njëjtit deklaruan se nuk e dinë nëse janë origjinale.

Në dosjet e lëna në objektin e kësaj organizate përfshiheshin emra dhe adresa të dëshmitarëve të kësaj Gjykate.  

Lidhur me këtë çështje Faton Klinaku ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së thotë për Syri Kosova se nuk ndihet përgjegjës për publikimin e tyre.  

Për më tepër Klinaku thekson se është Gjykata Speciale ajo që do të duhej të ndjente përgjegjësi se si i kanë rrjedhur këto dokumente në këtë mënyrë.

Pse duhet me ndje përgjegjësi, ata kurrfarë shkelje s’kanë bërë. Përgjegjës duhet me ndje vet Gjykata se pse ju kanë rrjedhur dokumentet për dëshmitarët e Speciales”, tha Klinkau.

Ai ka shtuar se Specialja është duke i zvarritur proceset gjyqësore me qëllim të mbajtjes së të akuzuarve në paraburgim.

Seancat janë duke i stërgjatë, dhe neve po na duket shumë e pakuptueshme se pse po ndodh kjo. Kjo është e qëllimshme vetëm me ua zgjatë paraburgimin. Ata po mbahen padrejtësisht nga një Gjykatë të cilën ne nuk e kemi njohur dhe nuk e njohim sidomos aq më keq që edhe në Kushtetutë i ka skaduar mandati”, u shpreh Klinaku.

Ndarja e shpenzimeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë me para të taksapaguesve Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se nuk do të duhej të ndodhte.

IKD nuk do të jetë asnjëherë i pajtimit që të marrin ndihmë juridike-financiare personat të cilët në njëfarë mënyre apo tjetrën e pengojnë administrimin e punës të Gjykatës Speciale. Për veprat penale të cilat kryhen në vitin 2020 apo 2021 dhe vazhdim të cilat merren me pengimin e administrimit të drejtësisë, mendoj që kjo nuk do të duhej të mbulohej fare nga paratë e taksapaguesve të Kosovës”, tha Miftaraj për Syri Kosova.

Ai konsideron se për veprat penale të cilat ndërlidhen mbi bazën e formuar nga Specialja janë kompetenca këto që shteti i Kosovës i ka deleguar Holandës. 

E para janë para publike, dhe e dyta po flasim për vepra penale të cilat nuk ndërlidhen me bazën me të cilën është formuar Gjykata Speciale dhe Kosova i ka deleguar këto kompetenca te një shtet i tretë, siç është Holanda. Republika e Kosovës ka dështuar që këto krime t’i hetojë vet dhe me faktin se Kosova këtë kompetencë e ka deleguar tek një shtet i tretë, në këtë rast siç është Holanda”, tha Miftaraj.

Gjykata Speciale në bazë të praktikave ndërkombëtare, nuk i paguan shpenzimet e udhëtimit as të familjarëve të të akuzuarve që vizitojnë ata, derisa shpenzimet për avokatët e ish-eprorëve i kryen shteti i Kosovës.

Ministria e Drejtësisë për gjashtë muaj ka paguar 1 milion e 578 mijë e 857 euro e 35 centë euro për avokatët e të akuzuarve në Hagë.

Për nga shuma më e madhe e parave të shpenzuara, listës i prinë avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Rees. /Syri Kosova/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco