Kurti e këput me 'dhurata' Fikrim Damkën për votën që ia siguroi Vjosës postin e presidentes

Kurti e këput me 'dhurata' Fikrim Damkën për votën që ia siguroi Vjosës postin e presidentes

15:00, 30/04/2021

“Nuk do të kemi asnjë kushtëzim për votën e presidentit”, kështu kishte thënë disa ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike Turke e Kosovës, njëherësh edhe ministër i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Por kjo po del të jetë një ‘rrenë’ e bardhë e njeriut që ia siguroi Vjosës votën për presidente.

Syri.net Kosova merr vesh se ministri Damka nuk u shpërblye vetëm me postin e ministrit në Qeverinë Kurti, para se të vie momenti i votimit të Vjosa Osmanit për presidente.

Kjo pasi, familjari i Damkës, Anil Damka është shpërblyer me tender në vlerë prej 12 mijë euro, disa ditë pasi Damka votoi Vjosa Osmanin për presidente.

Ministria e Financave, me datën 30 prill(sot) ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për pastrimin dhe mirembajtjen e objektit në shfrytezim të MF-së në rrugën Tring Smajli.

Kjo kontratë, i është dhënë kompanisë  'MEB L.L.C.' me pronar Anil Damka.

Image

 

Siç mëson Syri.net Kosova, Anili dhe Fikrimi janë familjarë.

Këtë e konfirmon edhe vetë ministri Damka në një bisedë telefonike, derisa shton se Anilin e ka nip të djalit të axhës.

"Nuk e kam familjar, por është nipi i djalit të axhës" thotë Damka për Syri.net Kosova

ImageImageImage

Tutje, Syri.net Kosova, ka provuar të kontakoj në numrin kontaktues që gjendet brenda kontratës së nënshkruar, mirëpo mësohet se numri në kontratë nuk ka të bëjë me kompaninë në fjalë

'Gabim keni thirr" thotë qytetari, derisa pyetet se a ka lidhje me këtë kompani apo jo.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco