Vazhdon drama me ‘non-paper’, ja çfarë thonë disa ministra të jashtëm të vendeve të BE-së

Vazhdon drama me ‘non-paper’, ja çfarë thonë disa ministra të jashtëm të vendeve të BE-së

10:31, 23/04/2021

Ministrat e Jashtëm të Sllovenisë, Kroacisë dhe Italisë, të cilët u takuan të mërkurën në vendpushimin malor slloven të Brdos, ranë dakord që e ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor qëndron në integrimin e saj në BE, njoftoi agjencia e lajmeve Hina

Të tre ministrat, nikoqiri slloven, Anzhee Logar, dhe homologët e tij kroatë dhe italianë, Gordan Grliq Radman dhe Luigi di Maio, ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të pranohen në BE në të ardhmen me kusht që të përmbushin kushtet e anëtarësimit.

Ministrat u takuan për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët mbi mbrojtjen e Adriatikut Verior dhe nuk diskutuan çështjen e Ballkanit Perëndimor.

Sidoqoftë, gjatë një konference për shtyp, ata u pyetën nga gazetarët në lidhje me pretendimet përmes ‘non-paper’ mbi rivendosjen e kufijve në Ballkanin Perëndimor përgjatë vijave etnike, për çka Logar përsëriti se dokumenti jozyrtar, të cilin disa media sllovene e publikuan, nuk ekziston.

Radman gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se kjo letër “fantazmë” dhe një ‘non-paper’ kroate e fundit ishin të lidhura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco