Doktori dhe deputeti kosovar zbulon 'sekretin' se pse ra numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

Doktori dhe deputeti kosovar zbulon 'sekretin' se pse ra numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

08:20, 13/04/2021

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se raporti i sotëm i IKSHPK-së, ku paraqiten rastet me COVID-19, është i modeluar.

 

Sipas tij është zvogëluar numri i testimeve, që rrjedhimisht ulet edhe numri i rasteve të reja.Ai tutje u shpreh që sipas përqindjeve, nuk ka ndonjë dallim të madh krahasuar me ditën e djeshme.“Këtu praktikisht ka shumëçka të modeluar.

Në rend të parë është zvogëluar numri i testeve dhe kur zvogëlohet numri i testeve. Pritshëm është që të kemi edhe raste më pak të reja. Pritshëm është që të kemi më shumë të shëruar se raste të reja, të cilat janë evidentuar në ditën e sotme.

Unë mendoj që fundjava ka prezentu një incidencë shumë më të rritur sesa dita e sotme”, tha Dreshaj për Kanal 10.

“Kjo do të thotë që nesër mund të kemi krejt shifra kontradiktore krahasuar me ditën e sotme se shtohet numri i testeve. Nëse hyni në përqindje nuk ka ndonjë dallim të madh në raport me ditën e djeshme dhe të sotme. Këto gjëra me siguri kanë një prapavijë e cila nënkupton 11 ditë që e kanë blloku vendin dhe ndoshta tentojnë që pas 11 ditëve të kemi një liberalizim të lehtë ose ndoshta udhëtimi i pushtetarëve tanë në Shqipëri të mos i përshkruhet asaj që do të arrihet tek incidenca brenda”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco