Rrëfehet Anton Quni, tregon pse u tërhoq nga gara për kryetar të LDK-së

Rrëfehet Anton Quni, tregon pse u tërhoq nga gara për kryetar të LDK-së

07:45, 13/04/2021

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, thotë se tërheqja e tij nga gara për kryetarin e LDK-së nuk ishte e paramenduar dhe se nuk kishte kontakte me kandidatët tjerë.

Ishte përfolur se tërheqja e Qunit në momentet e fundit ishte e menduar për t’ia siguruar fitoren Lumir Abdixhikut. Pretendime të tilla kishte pasur edhe prej njerëzve brenda LDK-së, por quni i hedh poshtë këto.

“Nuk bisedova me asnjërin prej kandidatëve tjerë para zgjedhjeve”, thotë ai.

“Kisha parë vetëm disa shkrime dhe parashikime. Po ashtu, mora informata se zotëri Abdixhiku kishte një epërsi të lehtë. Por nuk mendova se do të kishte një epërsi kaq të thellë”, shtoi ai.

Kandidatët për kryetar të LDK-së ishin Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe vetë Quni që u tërhoq në ditën e zgjedhjeve.

Fitues i zgjedhjeve të brendshme ishte Lumir Abdixhiku i cili tani është kryetar i LDK-së.

Quni thotë se procesi i zgjedhjeve të brendshme ishte shkollë politike për partitë tjera.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco