Shpërthim tek rruga 'Asllan Pireva' në kryeqytet, por pa pasoja

Shpërthim tek rruga 'Asllan Pireva' në kryeqytet, por pa pasoja

22:40, 10/04/2021

Një shpërthim ka ndodhur në rrugën "Asllan Pireva" afër hotelit Princi i Arbërit në kryeqytet rreth orës 22.00, tregojnë burimet e "Syri.net" nga policia e Prishtinës.

Nuk ka pasur dëme në njerëz, e as materiale pos dëmtimit të një xhami të të një veture nga shpërthimi i dy granatave.

Ekipet përkatëse policore e të tjerat janë tek vendi i ngjarjes dhe po hetojnë rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco