‘Fëmijët i vrasin me plumba më të vegjël apo jo mami’, kjo ishte pyetja e fundit e një fëmije para se të vritej në Srebrenicë

‘Fëmijët i vrasin me plumba më të vegjël apo jo mami’, kjo ishte pyetja e fundit e një fëmije para se të vritej në Srebrenicë

13:57, 02/12/2020

Gjenocidi i Srebrenicës është një krim lufte që ka ndodhur në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8 mijë boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.

Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Škorpioni” (sq. Akrepat), e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.

Më poshtë ju sjellim 5 fakte nga gjenocidi në Srebrenicë:

1. Numri i të vdekurve

Gjykata ka vendosur që numri i burrave dhe djemve boshnjakë të vrarë në Srebrenicë është ndërmjet 7,000 dhe 8,000. Për të arritur në këtë përfundim, gjyqtarët në çështjen Krstiq pranuan dhe shqyrtuan një pjesë të madhe të materialit dëshmues.

2. Zhvarrosjet

Midis provave që gjyqtarët përdorën për të vendosur numrin e njerëzve që kanë vrarë serbët ishte ajo nga varrezat masive ku ishin varrosur viktimat shkruan Gazeta Metro

3. Një bisedë telefonike e përgjuar prej 1730 orësh më 13 korrik 1995 tregon se në atë moment forcat serbe boshnjake kishin kapur rreth 6,000 vetë. Në përputhje me këtë, rreth datës 14 korrik, koloneli Radislav Jankoviç, nga Shtabi i Përgjithshëm i VRS, i tha një ushtari batalioni holandez se kishte kapur rreth 6,000 persona.

4. Prova e zbulimit konfirmon gjetjet e ekspertit demografik dhe dëshmitë e zhvarrosjes që tregon se forcat serbe të Bosnjës morën rob dhe mijëra njerëz burra dhe djem myslimanë boshnjakë, dhe jo vetëm 2,000 siç pretendojnë disa njerëz në Serbi dhe Mal të Zi, shkruan Gazeta Metro

5. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid, poashtu  OKB-ja e quan si ‘Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i tmerrshëm në Evropë’. “Fëmijët i vrasin me plumba më të vegjël apo jo Mami?!”… Kjo ishte pyetja e fundit e një fëmije para se të vritej në Srebrenicë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco