Skulptori i Skënderbeut nuk brengoset për fjalët e të tjerëve ai është i kënaqur me punën e tij

Skulptori i Skënderbeut nuk brengoset për fjalët e të tjerëve ai është i kënaqur me punën e tij

12:50, 01/12/2020

Skulptori Sinan Aliaj është shprehur i kënaqur me realizimin e shtatores së heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e cila u vendos në Prizren më 28 nëntor, pavarësisht kritikave të mëdha që mori për punën e tij.

Ai pak më parë ka postuar edhe disa fotografi të shtatores së Skënderbeut, derisa ka thënë se këto janë foto nga këndvështrimi i tij.


Ndryshe, Aliaj në vazhdimësi ka bërë thirrje që skulptura të shihet nga afër. Kritikave ai u arsyetohet duke thënë se ka paraqitur Skënderbeun në moshë të re i bazuar në të dhënat e Perandorisë Osmane.

Të shumtë janë ata që këtë shtatore e quajtën ‘marrëzi artistike’ e të tjerë thanë se fizionomia e tij i ngjan atij të një hungarezi, serbi, por kurrsesi shqiptari. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco