Policia e Kosovës rikthehet me orar të rregullt 8 orësh

Policia e Kosovës rikthehet me orar të rregullt 8 orësh

20:41, 18/09/2020

Pas më shumë se dy muaj punë me orar të stërzgjatur prej 12 orëve, Policisë së Kosovës i rikthehet orari i rregullt prej 8 orësh.

Kështu ka konfirmuar, Bajram Krasniqi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Nga data 21.09.2020, zyrtarët policorë që kanë qenë të angazhuar në orar 12 orësh, do të kthehen në orar të rregullt (8 orësh)”, deklaroi Krasniqi.

Ai theksoi se policia do të vazhdoj të zbatoj obligimet në zbatim të ligjeve duke përfshirë edhe ligjin antikoronavirus.

“Natyrisht se policia do të vazhdojë të zbatojë obligimet që ka në zbatim të të gjitha ligjeve, përfshirë ligjin ‘anti-COVID’”, tha ai për “Zërin”.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dje në Kuvend deklaroi se zyrtarët policor të cilët kanë punuar me orar të zgjatur 12-orë do t’iu paguhet paga shtesë në fillim të muajit tetor eventualisht në nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco