Mandat i tretë për Ramën?!/ Zekthi: Nuk e mori Çërçill, jo më një i bjerradisur si ky

Mandat i tretë për Ramën?!/ Zekthi: Nuk e mori Çërçill, jo më një i bjerradisur si ky

21:07, 16/09/2020

Pedagogu i Shkencave Politike, Fitim Zekthi thotë se, kreu i Partisë Socialiste po kërkon të ndryshojë rregullat për zgjedhjet për të arritur qëllimin e marrjes së një mandati të tretë.

Ai thotë se, Edi Rama do t’i shkojë deri në fund synimit për të ndaluar koalicionet parazgjedhore duke marrë vendim të njëanshëm.

“Ndryshimet Kushtetuese i kanë hapur rrugën heqjes së koalicionit dhe mendoj se do të bëjë çdo përpjekje për t’i shkuar deri në fund. Është një përpjekje e dëshpëruar dhe përballet me një makth se nuk është vetëm me humbjen e zgjedhjeve por nga frika e ndëshkimit”, u shpreh z. Zekthi.

Duke iu referuar historisë botërore, pedagogu i Shkencave Politike thotë se, kryeministrat që kanë fituar një mandate të tretë numërohen me gishtat e dorë. Sipas tij kjo nuk arrihet edhe kur je i suksesshëm duke iu referuar rastit të Uinston Çërçill.

“Kryeministrat që kanë marrë nga tre mandate në  historinë politike të botës që nga vitet 1700-1800 kur nisi moderniteti, janë me gishtat e dorës. Anglia ka 3-4, Gjermania ka 2-3. Nga 200-300 kryeministra që ka njohur Evropa mandat të tretë nuk kanë marrë as kur kanë qenë të sukseshëm jo më një kryeministër si ky i bjerradisur”, u shpreh z. Zekthi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco