A po kthehet Rama te ajo që i la Berisha për ndarjen e detit me Greqinë?

A po kthehet Rama te ajo që i la Berisha për ndarjen e detit me Greqinë?

19:03, 16/09/2020

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Greqi se për çështjen e detit duhet të vendosë një gjykatë ndërkombëtare. Madje Rama tha se kjo ishte një ide e tij.

“Unë kam një ide të thjeshtë që e kam paraqitur më parë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakordësi. Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare. Kjo të jetë e drejtë dhe të mos përdoret nga patriotët atje dhe këtu,” tha Rama.

Pas dy mandatesh në pushtet, Rama po kthehet te ajo që i kishte lënë qeveria e Sali Berishës.

Ja çfarë deklaronte ish-kryeministri Berisha në Çim Peka LIVE para disa ditësh. Ai shpjegoi se si ishte diskutuar me palën greke që të shkohej në gjykatë.

“Me hezitim, e pranuan me një kërkesë: të shkojmë në Gjykatën e Hagës dhe jo të Hamburgut pasi kryetari i Gjykatës së Hamburgut është grek. Ra qeveria e Papandreut dhe erdhi qeveria e Samaras. Me Samaras u ulëm në Marsejë dhe i shpjegova si është situata. I thashë që vendimi i gjykatës na detyron këtë gjë. Ramë dakord për gjykatën.

Në gjykatë, nëse pala greke kishte fituar diçka më shumë, pala shqiptare me një avokaturë të mirë, mund ta fitonte. Pranimi nga pala greke i gjykatës ishte një akt shumë serioz dhe i ndershëm. Donin zgjidhje. Ata tregonin se donin zgjidhje.

Këtë gjë trashëgoi Edi Rama nga qeveria jonë. Erdhën këta në pushtet, këta që kishin rrëzuar marrëveshjen. E lanë, nuk përmendën më as gjykatën dhe as marrëveshjen”.

“Në vend që të shkonte në gjykatë, tha se do negociojë dhe fatmirësisht shkeli nen për nen vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përfshi këtu edhe plotfuqinë. Doli zoti Meta, i bëri të ditura shkeljet dhe e bllokoi. Mashtruan palën greke duke shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco