Pollo: Rama si cirk lëvizës, tani ndërton edhe arritje imagjinare diplomatike

Pollo: Rama si cirk lëvizës, tani ndërton edhe arritje imagjinare diplomatike

18:24, 16/09/2020

Ish-ministri Genc Pollo, e ka cilësuar kryeministrin Rama si një cirk lëvizës, që njëherë pi çaj duke qeshur me Erdoganin, më pas e shet veten si lider global në Athinë me Mitsotakis.

Pollo shkruan se Rama tani po eksporton propagandën edhe jashtë Shqipërisë, duke ndërtuar arritje imagjinare diplomatike.

Propagandë e vetëm propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas deshtimit  me video montazhe ne vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekte imagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike.

I pandashëm nga  propaganda e gënjeshtra Rama duket thjesht si një cirk  lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë. Askush nuk i ka harruar premtimet dhe zotimet e tij që e bëjnë qesharak përpara e Europës që gjithnjë e më shumë e ka mbyllur në kafazin e harresës.

Varferia, kriza ekonomike dhe mungesa e nje plani konkret per perballimin e pandemise jane e verteta qe dhemb dhe qe rendon ne kurrizin e shqiptareve. E që nuk e zgjidhin dot shetitjet dhe e farfuritjet  diplomatike te Edi Ramës!

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco