Skandaloze /Nënkryetari i Beogradit Vesiq dhuron 20 banesa  për serbët në Mitrovicë, pushteti në Prishtinë  hesht

Skandaloze /Nënkryetari i Beogradit Vesiq dhuron 20 banesa për serbët në Mitrovicë, pushteti në Prishtinë hesht

15:03, 16/09/2020

Nënkryetari i Beogradit, Goran Vesiq ka shpërndarë çelësat e 20 banesave për qytetarë serbë në Mitrovicë të Veriut.

Ky projekt është financuar nga Komuna e Beogradit, vlera e të cilit ka qenë 42.9 milionë dinarë, raporton Syri.net Kosova 

Vesiq ka thënë se është i lumtur sot për shkak se mbi të gjitha ka një bashkëpunim në mes të serbëve nga Beogradi dhe atyre në Mitrovicë të Veriut.

“Jam i lumtur që këta njerëz sot morën çelësat dhe çështjen e banimit e kanë të zgjidhur. Beogradi do të vazhdojë ta ndihmojë Mitrovicën e Veriut”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco