Prag-zgjedhjet/ Partia Socialiste merr nën urdhra Policinë e Shtetit

Prag-zgjedhjet/ Partia Socialiste merr nën urdhra Policinë e Shtetit

10:49, 16/09/2020

Një njësi special e përhershme e forcave policore “Shqiponja” do të instalohet që nga dita e sotme edhe në qytetin e  Elbasanit, i cili përveç problematikës së madhe kriminale që ka prej kohësh, mendohet që të jetë edhe një arenë e ashpër përplasje në zgjedhjet e vitit tjetër.

Çdo fuqizim i pranisë së policisë në çdo cep të vendit është për t'u përshëndetur, por kur kjo gjë bëhet nën urdhrat dhe me praninë e numrit 2 të Partisë Socialiste pikërisht në kohën kur fushata elektorale ka nisur `de fakto` nga partia në pushtet, atëherë kemi një paralajmërim ogurzi.

Askush nuk mund ta shpjegojë as me logjikë dhe as me ligj se çfarë kërkon Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, në prezantimin e repartit policor “Shqiponja” në qytetin e Elbasanit.

Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 2017 ishte vetë kryetari i partisë dhe njëkohësisht kryeministri, Edi Rama, i cili ju bëri thirrjen anti-kushtetuese dhe anti-ligjore policëve, të dilnin të mblidhnin vota në favor të 'Rilindjes'.

Por jo vetëm kaq. Balla foli përpara policëve si shefi `de fakto” i tyre dhe madje justifikoi edhe ekspansionin e krimit të organizuar gjatë këtyre viteve, duke thënë se ngjarje të rënda si ajo e mbrëmshmja në Tiranë ku u hodh në erë një automjet në një vend teje publik, ndodhin në çdo kryeqytet të Europës!

“Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla në krah të ministrit të Brendshëm Lleshaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco