Shpërthimi/ Ambulanca me të plagosurin bllokohet në trafik, gazetari: A do quhej vrasje shtetërore?

Shpërthimi/ Ambulanca me të plagosurin bllokohet në trafik, gazetari: A do quhej vrasje shtetërore?

10:26, 16/09/2020

Ambulanca ku ndodhej Preng Gjini, i plagosur nga shpërthimi i tritolit dje në Tiranë, u bllokua në trafik.

Për shkak se Gjini ishte i plagosur rëndë, nevojitej dërgimi sa më shpejt në spital.

Gazetari Klodian Tomorri ngre një pyetje: A quhet vrasje shtetërore nëse ai do humbiste jetën?

“Kam një pyetje për juristët. Nëse një njeri i sëmurë humbet jetën për shkak se ambulanca ngec në trafik dhe arrin vonë në spital. Nëse trafiku është pasojë direkte e keqmenaxhimit dhe bllokimit arbitrar të rrugëve (që është rasti konkret) a kemi të bëjmë me vrasje shtetërore apo jo?” shkruan ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco