RENEA zbarkon në Nikël dhe malësinë e Krujës

RENEA zbarkon në Nikël dhe malësinë e Krujës

10:22, 16/09/2020

Policia, përfshirë edhe forcat RENEA, zbarkoi sot në mëngjes në Malësinë e Krujës dhe fshatrat e njësisë administrative Nikël.

Bëhet e ditur se forcat e policisë do të kontrollojnë të gjithë territorin pasi kanë marrë informacione, se ka parcela të mbjella me bimë narkotike.

Aksioni do të përqendrohet në fshatrat Nuaje, Bruz, Bruz  i Madh, Mafsheq, Cudhi Kam dhe Qaf Shtamë ku dyshohet se janë 65 parcela me kanabis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco