Balla si Spiropali: Shpërthime ndodhin në çdo kryeqytet të botës

Balla si Spiropali: Shpërthime ndodhin në çdo kryeqytet të botës

10:17, 16/09/2020

Tirana u trondit dje nga një shpërthim me eksploziv në mes të kryeqytetit, duke ofruar skena që shihen vetëm në Bagdad dhe Kabul.

Por numri dy i socialistëve, Taulant Balla vazhdoi në serinë e justifikimeve si Elisa Spiropali, duke thënë se shpërthime të tilla ndodhin kudo në botë.

Mirë që nuk tha se bëhen edhe filma.

“Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.

Kurse ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ngjarje të tilla ndodhin, përndryshe pse do kishim polici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco