Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, policia dhe RENEA në terren, ja ku po kontrollojnë

Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, policia dhe RENEA në terren, ja ku po kontrollojnë

08:47, 16/09/2020

Pak orë pas atentatit mafioz me 400 gramë tritol në makinë ndaj Preng Gjinit, Policia e Lezhës e ndihmuar dhe nga forcat RENEA po ushtron kontrolle në disa banesa në Mirditë, ku jetojnë familjarët e personave të dyshuar si të përfshirë në hakmarrje ndaj tij.

Atentati ndaj Preng Gjinit, i cili tashmë e ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën, ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, pranë Urës së Nshrakut.

Makinës së tij i vendosën tritol të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës, te rrota në anën e pasagjerit, dhe shpërthimi i madh është kontrolluar nga një telekomandë në distancë, ndërsa ai ishte duke udhëtuar.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë ka shkaktuar dëmtime edhe dy makinat përreth dhe janë plagosur dy kalimtarë, një 45-vjeçar italian i identifikuar si Silvano Barbadoni dhe 14-vjeçar.

Të dy personat kanë marrë ndihmën e duhur në spital dhe janë larguar më pas në gjendje të mirë shëndetësore. Shpërthimi i tritolit të makinës solli kaos në rrugët e Tiranës, ku u grumbulluan njerëz të frikësuar e alarmuar.

Kjo ngjarje lidhet edhe me sagën e hakmarjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, ku jo më larg se disa muaj më parë Kastriot Reçi, mbeti i vrarë me snajper. Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në 12 gusht 2019.

Armando Gjini i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi fatmirësisht ka mundur ta pikasë në kohë lëndën eksplozive. Ndërkohë një vit pas vrasjes së Armando Gjinit, në Tiranë organizohet një atentat akoma dhe më i sofistikuar ndaj vëllait të tij, Preng Gjini.

Burime për Fax Neës konfirmojnë se Prenga është betuar mbi trupin e pajetë të të vëllait, Tonin Gjini që u vra rreth një vit më parë se do të merrte hak. Ai kishte vite që nuk vinte në Shqipëri për shkak të hasmërisë, por vrasja e vëllait e ktheu në atdhe.

Preng Gjini mbërriti me vonesë, duke lëvizur edhe orarin e varrimit. Vetëm 5 muaj më vonë ndodhi një nga vrasjet më misterioze në vend, ekzekutimi i Kastriot Reçit, në Rrëshen, autori i të cilit ende shëtit i lirë dhe ngjarja ka mbetur e pazbardhur.

Në qytetin e origjinës së tyre në Rrëshen, flitet nën zë me emra konkret se kush qelloi mbi kë, por autoritet akoma nuk kanë prova për implikimin e tyre. Ashtu sikurse pohojnë burimet, pas ngjarjes së sotme, gjakrat vetëm sa janë nxehur sërish dhe zinxhiri i ngjarjeve do të vijojë të jetë i hapur.

Familja e Tonin Gjinit, dy femijët e tij dhe bashkëshortja, pak ditë ekzekutimit janë larguar nga vendi në drejtim të një shteti të Bashkimit Europian, për shkak të frikës së hakmarrjes. Preng Gjini është ndaluar më herët në Itali për prostitucion dhe aty ka mendohet se ka nisur konflikti mes Reçëve dhe Gjinëve, për luftë territoresh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco