‘Media nën thundrën e ekzekutivit’/ Bylykbashi: Pa pushtetin mediatik, republika kthehet në shkretëtirë

‘Media nën thundrën e ekzekutivit’/ Bylykbashi: Pa pushtetin mediatik, republika kthehet në shkretëtirë

22:40, 15/09/2020

Ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashki, deklaroi gjatë një interviste se pushteti mediatik është vendosur nën thundrën e ekzekutivit.

I ftuar në studion ‘Tempora’ nga Sonila Meço, Bylykbashi tha se ‘media është gjëja e fundit që goditet’.

‘Media është ajo që po t’ia heqësh pushtetin mediatik një republike, kthehet në një shkretëtirë. Pushtetet janë të vëna nën thundrës e ekzekutivit. Në vitin 2015 OSBE/ODHIR nxjerr një raport të panoramës së medies duke i parë edhe nga pikëpamja e zgjedhjeve, dhe atu flet për pavarësi të medies, edhe nga pronarët. Media e cila është nën presionin dhe kontrollin e ekzekutivit përmes parave publike. Në vitin 2020 jemi këtu. Imagjinoni sikur të gjitha zhvillimet në vend të zhvillohen pa medien ose me medien nën thundrën e pushtetit’, , theksoi Bylykbashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco