Koka: Zaho i Ramës shkon në shkollë private! Kryemadhi: Kam dështuar si politikane me arsimin

Koka: Zaho i Ramës shkon në shkollë private! Kryemadhi: Kam dështuar si politikane me arsimin

21:57, 14/09/2020

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin Çim Peka LIVE, komentoi nisjen e vitit të ri shkollor.

Përballë kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, ai tha se sot u mësua se djali i kryeministrit, Zaho, e nisi shkollën duke shkuar në një institucion privat të arsimit, për të cilin disa portale kanë spekuluar se është i shtrenjtë.

Koka tha se duhet një pakt i madh për arsimin, teksa akuzoi se të gjithë politikanët kryesorë i kanë dërguar fëmijët në shkolla private ose jashtë vendit.

Në përgjigje, Monika Kryemadhi tha se ajo ka dështuar si politikane me arsimin.

“Unë si politikane kam dështuar sa i përket çështjes së arsimit,” tha ajo. Sipas saj, vajza e saj që shkollohet jashtë është studente e shkëlqyer.

Por Kryemadhi tha se ekziston mundësia për të ndryshuar gjërat në arsim në Shqipëri.

Ajo përsëriti disa herë se arsimi do jetë prioriteti numër 1 i LSI.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco