Meta: Dy prioritetet kryesore, përballimi i pandemisë dhe plotësimi i 15 kushteve për në BE

Meta: Dy prioritetet kryesore, përballimi i pandemisë dhe plotësimi i 15 kushteve për në BE

17:29, 06/07/2020

Presidenti Ilir Meta, komenton se dy nga prioritetet kryesore të Shqipërisë në këto moment është përballimi i pandemisë si edhe plotësimi I 15 kushteve për në Bashkimin Evropian.

‘Dy prioritetet kryesore:

Së pari, për të mos nënvlerësuar marrjen e masave edhe më të plota, edhe më rigoroze e të qarta për përballimin e pandemisë pasi mund të kthehet në një kërcënim më të madh.

Së dyti për t’u angazhuar të gjithë për të plotësuar kushtet për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Mos harrojmë që në 1 korrik, Presidencën e BE e ka marrë Gjermania dhe kjo është një mundësi shumë e rëndësishme për të gjithë ne, që gjatë këtyre 6 muajve të hedhim një hap të rëndësishëm përpara.

Ndaj duhet të tregojmë vullnet dhe vendosmëri në përmbushjen e kushteve më bazike dhe çdo tension artificial që shmang vëmendjen ndaj këtyre dy prioriteteve, do të ishte një përgjegjësi mjaft serioze: e para se kushton jetë qytetarëve dhe e dyta i kushton shumë Shqipërisë sa i takon ëndrrës së përbashkët europiane.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco