10 vendet që kanë balancën më të mirë punë-jetë

10 vendet që kanë balancën më të mirë punë-jetë

15:45, 09/04/2024

Prej muajsh në botë flitet për dorëheqjet masive nga puna si një fenomen që po prek kompani të mëdha në çdo cep të globit. Problemet me pagat, me performancën, mospërputhjet midis ofertës dhe kërkesës, shkaqet janë të shumta, por sipas një studimi të fundit nga “Ipsos” (Institut Publik për Opinione dhe Sondazhe), ky është një trend që po ndodh për shkak të prishjes së ekuilibrit mes profesionit dhe jetës, për shkak të punës së zgjatur, mungesës së fleksibilitetit etj.

Por, si renditen vendet e Europës në këtë qasje?  

-Në vendin e 10-të, me një rezultat prej 67.73 pikësh është Brazili ku ka një normë bujare ndaj përfitimeve të grave gjatë sëmundjeve apo lejes së lindjes, si dhe një sistem të kujdesit shëndetësor universal të financuar nga qeveria.

-Kanadaja me 67,91 pikë renditet në vend të nëntë dhe ky vend mbetet më gjithëpërfshirës për sa i përket të drejtave të personave LGBTQ+. Për më tepër, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara fqinje, popullsia këtu përfiton nga një sistem kombëtar i kujdesit shëndetësor. 

-Me 69,07 pikë është Mbretëria e Bashkuar me një mesatare prej vetëm 25,6 orë punë në javë për punëtorët me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme mbetet një tregues i rehatisë përtej sforcimit me orë të zgjatura në punë.

-Holanda performoi shkëlqyeshëm, me një rezultat 69.14, është një nga vendet më të mira në botë për të jetuar falë pagesës së garantuar për nënat e reja në periudhën e lejes së lindjes dhe cilësisë së përgjithshme të jetës.

-Norvegjia është në vendin e gjashtë (73.05), kjo sepse punëtorët marrin pagesa goxha të majme. Nga pushimet vjetore te kujdesi shëndetësor dhe arsimi i financuar nga qeveria, javët e gjata të punës janë të rralla, që do të thotë se ka shumë kohë për të eksploruar gjithçka që Oslo dhe vende të tjera kanë për të ofruar.

-Në vendin e pestë është Danimarka (73,67), e cila përveçse është një nga vendet që u garanton punonjësve me kontrata me kohë të plotë një shtesë prej të paktën pesë javësh pushim me pagesë çdo vit. Edhe këtu shëndetësia dhe arsimi janë të drejta universale, të garantuara nga shteti.

-Për ata që pëlqejnë temperaturat më të ngrohta, Australia është në vendin e katërt me një rezultat prej 73.71. Plazhet e mrekullueshme tërheqin çdo vit shumë vizitorë, të cilët zgjedhin të lëvizin atje për një jetë më cilësore.

-Franca me rezultatin 75.34 është në vend të tretë për numrin e lindjeve, por edhe cilësinë e jetës dhe ekuilibrin e artë mes punës dhe kënaqësinë që jep riviera franceze në të gjitha dimensionet e saj.

-Shumë pranë Italisë për nga ndjeshmëria dhe gjuha, Spanja zë vendin e dytë me 75.55 për ekuilibrin e duhur midis punës dhe kënaqësisë.

-Vendin e parë në këtë renditje e mban Zelanda e Re, e cila me 79.35 pikë qëndron si vendi më i mirë në botë për balancën punë-jetë. Vendasit u gëzohen pagave të majme, pushimeve vjetore dhe gjithë kujdesit të duhur shëndetësor.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco