Çfarë është tanatofobia, frika që mund t'ju pengojë në përditshmërinë tuaj

Çfarë është tanatofobia, frika që mund t'ju pengojë në përditshmërinë tuaj

09:43, 06/04/2024

Pavarësisht përpjekjes për ta pranuar vdekjen si pjesë të jetës, aq sa ajo mos të ndikojë në stilin e jetës suaj, ka disa mendime që mund të jenë penguese për ju, aq sa t’ju “frenojnë” në angazhimet e përditshmërisë dhe jo vetëm.

Ndryshe, kjo njihet si tanataofobi! "Frika është një emocion i natyrshëm dhe i rëndësishëm njerëzor," thotë Mitchell L. Schare, drejtor i Klinikës së Fobisë dhe Traumës në Hofstra University. Por, ndonjëherë frika nga vdekjes mund të çojë në gjendje ekstreme. “Kur bëhet frenuese për të jetuar jetën, kthehet në fobi”, vijon ai. Konkretisht, kjo situatë njihet tanatofobi, ose frikë intensive nga vdekja.

Tanatofobia (e quajtur edhe "ankthi i vdekjes") mund të konsiderohet si "frika kryesore", përtej frikërave të tjera si nga merimangat, avioni, pasi kjo gjendje është më e fortë dhe më përcaktuese.

A është tanatofobia një sëmundje mendore?

Ashtu si fobitë e tjera specifike, tanatofobia konsiderohet një lloj çrregullimi i ankthit. Sipas Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore, një fobi është një "frikë ose ankth i theksuar për një objekt ose situatë specifike”. Për njerëzit me fobi, frika ose ankthi është shumë më i madh se rreziku aktual me të cilin përballen nga fobia e tyre.

Sa e zakonshme është tanatofobia?

Mendohet se 3 deri në 10% e njerëzve përjetojnë tanatofobinë, sipas Klinikës Cleveland. Një studim i vitit 2007 që u publikua në revistën “Death Study” zbuloi se ankthi i vdekjes rritet tek të rinjtë e moshës 20 vjeçare dhe më pas zvogëlohet. Ndërsa, tek gratë (por jo tek burrat), ankthi i vdekjes rritet rreth moshës 50-vjeçare.

Cilat janë simptomat e tanatofobisë?

Kjo gjendje mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve kulturorë, personalë dhe situatave specifike. Por, disa nga shenjat më të zakonshme janë mendimet fiksuese, përfshirë gjërat që kanë lidhje me shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Frikë nga aksidentet, udhëtimet me avion, si dhe ankth i theksuar (ndjenja frike, panik) sa herë mendoni për vdekjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco