Burri më i gjatë në botë bëhet sërish bashkë me gruan më të shkurtër në botë, pas fotove te piramidat egjiptiane

Burri më i gjatë në botë bëhet sërish bashkë me gruan më të shkurtër në botë, pas fotove te piramidat egjiptiane

16:32, 20/02/2024

Turku më i gjatë në botë është bashkuar sërish me gruan më të shkurtër në botë, gjashtë vjet pas sesionit të tyre të famshëm të fotove në piramidat egjiptiane.

Sultan Kosen, 2.45 m i gjatë, dhe Jyoti Amge, e cila është vetëm 65 cm e gjatë, ishin dje bashkë për të tjera foto në Irvine, Kaliforni.

Ka rreth 1.80 metra diferencë gjatësi mes tyre, çka u dha rekordin botëror Guiness si njërit dhe tjetrit, respektivisht për burrin më të gjatë në 2009 dhe atë të gruas më të shkurtër në botë në 2011.

41 vjeçari Kosen nga Turqia dhe 30 vejçarja Amge, 30, nga India, kishin bërë më parë fotot para piramidës së Gizës në Egjipt, si pjesë e një fushate promovimi të turizmit në 2018. Amge vuan nga një formë nanizmi që i ka ndaluar rritjen, ndërsa Kosen ka një formë gjigantizmi që i ka shkaktuar rritje të madhe që prej moshës 10 vjeçare.

Në një prej fotove të fundit të ribashkimi, Amge shihet që qëndron pranë këpucës së Kosen që është thuajse e madhe sa ajo vetë. Ndërsa në një tjetër foto Amge e Kosen qëndrojnë në dysheme ku shihet se ajo është e gjatë sa këmba e tij deri në gju.

Ndërsa në fotot e dikurshme te piramidat, Kosen e Amge qëndronin pranë njëri-tjetrit duke përshëndetur me dorë turistët e habitur.

Rekordet Guinness thonë se Kosen është prej më shumë se dhjetë vjetësh personi i vetëm më shumë se 2.40 metra i gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco