Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

15:17, 19/02/2024

Mirë se erdhe në një javë të re!

E marta të sjell një kombinimi shumë të çmuar në qiell: Afërditën dhe Marsin, të cilët bashkëveprojnë me Ujorin, për të ndriçuar aspektin erotik dhe romantik. Mërkuri do të hyjë te Peshqit dhe aftësia e tua në komunikim do të jenë në fokus.
 
Hëna e plotë në Virgjëreshë, të shtunën, do të të motivojë që të përqendrohesh më shumë në shëndetin mendor dhe fizik.
 
Dashi
 
Merr një pushim Dash! Sezoni i ri i Peshqve të thotë që këtë muaj t’i kushtosh rëndësi relaksit dhe të reflektosh mbi romancën dhe miqësinë. Mërkuri do të hyjë te Peshqit dhe do të të ndihmojë të gjesh më shumë mbështetje te njerëzit e çmuar, me të cilët do të mund të bisedosh hapur.
 
Demi
 
Ti bën pjesë në komunitet, ndaj mos u bëj një person egoist. Sezoni i ri i Peshqve të jep mundësinë të rilidhesh me njerëzit. Bashkëveprimi i Afërditës dhe Marsit tërheq drejt teje kolegë që të ndihmojnë të kesh më shumë sukses. Miqësia do të forcohet dhe ti do të kuptosh më në fund, vlerën e dashurisë, përkatësisë dhe gëzimit.
 
Binjakët
 
Je gati të bësh hapat e mëtejshëm. Këtë javë do të jesh një shenjë shumë ambicioze dhe efektive për qëllimet e tua. Ëndrrat e tua do të realizohen dhe bashkëpunimi Afërditë-Mars, të sjell më shumë optimizëm dhe shpresë. Kjo javë të mundëson ide fantastike dhe mundësinë e artë për t’u lidhur me njerëzt dhe vendet ku do të shkosh.
 
Gaforrja
 
Mendoji gjërat disa herë, Gaforre! Sezoni i ri i Peshqve do të kornizojë mendimet, ndjesitë dhe sjelljet e tua. Afërdita dhe Marsi është një ngjarje që sjell tek ti një ndjesi pasioni dhe intimiteti me njerëzit që do. Një aventurë e re, në çdo aspekt të pret. Frymëzohu dhe zgjidh me kujdes fjalët që do të thuash.
 
Luani
 
Situatat dhe gjërat që do të ndodhin këtë radhë do ta bëjnë lidhjen tënde me të tjerët më intime, autentike dhe ti do të ndihesh rehat që të thuash ndjesitë dhe mendimet e tua. Do të negociosh me njerëz të ndryshëm, për të mirën e të gjitha palëve. Gjithashtu, kjo javë të frymëzon t’i flasësh vetes në mënyrë pozitive.

Virgjëresha
 
Dashuria është në ajër dhe duke qenë se sezoni i Peshqve është sezoni më romantik i vitit, do të jesh gati në gjendje të përjetosh gëzimin dhe emocione të tjera pozitive. Afërdita dhe Marsi fuqizojnë rutinën, mirëqenien dhe dëshiën tënde për të qenë një version më i mirë i vetes.
 
Peshorja
 
Bëj hapa të vegjël, por vendimtarë. Sezoni i Peshqve të ndihmon të arrish qëllimet e tua, edhe pse me hapa të ngadaltë. Do të jesh më guximtar/e dhe do të shprehësh ndjesitë e tua me njerëzit që të kuptojnë. Hëna e plotë në Virgjëreshë të ndihmon që të gjesh shërimin dhe të mësosh leksionet e së shkuarës.
 
Akrepi
 
Do të kesh një lidhje më të fortë emocionale jo vetëm me ata që të rrethojnë, por edhe me veten. Ti do të arrish të rrisësh inteligjencën emocionale dhe do të motivohesh të shprehësh kreativitetin tënd. Do të mund të rilidhesh me të tjerët dhe të krijosh lidhje domethënëse me të gjithë personat në jetën tënde.
 
Shigjetari
 
Sezoni i Peshqve të çon nëpër zgjedhje, vende dhe njerëz që e bëjnë zemrën tënde të ndihet e sigurt. Afërdita dhe Marsi do të bëhen bashkë për të të sjellë më shumë sukses në lidhjet e tua. Mundësi të reja në karrierë, më shumë arritje dhe një plotësim dëshirash do të realizohen këtë javë.
 
Bricjapi
 
Fjalët dhe veprimet duhet të jenë gjithnjë të koordinuara. Sezoni i Peshqve të sjell më shumë motivim dhe do të arrish të kuptosh të tjerët, duke parë këndvështrimin dhe sjelljet e tyre. Marsi dhe Afërdita do të ndryshojnë qëllimet e tua në aspektin e financave.
 
Ujori
 
Jeto sipas vlerave të tua, Ujor. Sezoni i Peshqve të ndihmon të praktikosh ato që ke mësuar. Bashkëpunimi i Afërditës me Marsin të ofron një qetësi kaq shumë të dëshiruar për veten dhe marrëdhëniet e tua. Kjo javë do të të mundësojë të kesh një qasje të re në financat e tua, por do të forcojë edhe lidhjen që ke me trupin tënd.
 
Peshqit
 
Gëzuar ditëlindjen! Këtë javë, pyete veten se kush do të jesh, ç’do të bësh dhe ku do të shkosh. Bashkëveprimi i Afërditës dhe Marsit të ndihmon të çlirohesh nga gjërat që të mbajnë peng në të shkuarën, ndërsa Hëna e plotë në Virgjëreshë, është një rifreskim për ty, sidomos në aspektin romantik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco