10 dedikimet më të bukura të dashurisë dje në Instagram!

10 dedikimet më të bukura të dashurisë dje në Instagram!

16:55, 16/02/2024

Në këtë Shën Valentin, të shumta ishin dedikimet e dashurisë edhe në rrjetin social Instagram. E në mesin e personave me një profil të ulët publik, spikatën padyshim VIP-at, të cilët nuk nguruan të shprehnin dashurinë dhe të ndanin foto apo dedikime për njeriun e tyre të zemrës.

Në kemi përzgjedhur 10 prej dedikimeve që personazhe të njohur të artit e medias bënë në rrjetet e tyre sociale.

Një nga çiftet më frymëzuese me dashurinë e tyre janë padyshim Vera Grabocka dhe Timo Flloko. “'Vera, për ty, nga bregu ku përherë mbërrin vala e detit.. e dashurisë', i yti Timo Flloko”, ka qenë mesazhi i bukur që Vera ka marrë nga partneri i saj Timo Flloko. 

Marina Vjollca veç disa disa dedikimve të bukura të dashurisë, ndau edhe disa momente kjo nga festa e saj. "Aty ku është dashuria, është dhe jeta"; "My Valentine Day"; "Ka vetëm një lumturi në këtë jetë, të duash dhe të duan".

Alban Skënderaj përkrah disa fotografive shumë të bukura me Miriam Canin shkroi, “Jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin”.

Image

Cindy Marina ka ndarë një foto romantike nga Parisi me partnerin e saj Genarin dhe krah saj ka shkruar, “Përgjithmonë Valentin”.
Image

“Djali më romantik në tokë”, ka shkruar Arbana Osmani përkrah një fotoje të realizuar në stadium, teksa ajo mban në dorë një trëndafil të kuq.

Image

“Gëzuar Shën Valentinin dashuri”, ka shkruar reperi Fred de Palma përkrah një fotografie shumë të ëmbël me Jorin.

Image

“Zoti e dinte se zemrat tona kishin nevojë për ty”, ka shkruar Luizi dhe Kiara krah një video shumë të bukur, dedikim ky për fëmijën e tyre të parë.

"​Shën Valentin????", ka shkruar Sara Hoxha përkrah një fotoje me Ledionin, realizuar në dasmën e tyre, teksa në krahë kanë edhe djalin e madh.

Vesa Luma: “Postim dashnie, me familje shoqëri muzikë- valentinsday foto e fundit bashkon hartën".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco