Ndërtoi Kullën Eifel me 700,000 shkrepëse, por nuk i dhanë Rekordin Botëror Guinness, arsyeja

Ndërtoi Kullën Eifel me 700,000 shkrepëse, por nuk i dhanë Rekordin Botëror Guinness, arsyeja

09:28, 07/02/2024

Richard Plaud nga Franca është revoltuar me vendimin e komitetit të rekordeve botërore Guinness për të mos ja njohur Kullën Eiffel 7.19 metra të gjatë si rekord.

Sipas Komitetit Plaud në ndërtimin e Kullës Eiffel kishte përdorur shkrepse që nuk ishin në treg.

Plaud iu deshën gjithsej 8 vjet dhe më shumë se 700,000 shkrepëse për të ndërtuar Kullën Eifel , të cilën ai e zbuloi më 27 dhjetor, në 100 vjetorin e vdekjes së inxhinierit që ndërtoi monumentin aktual.

Sipas postimit të francezit  47-vjeçar , ajo që iu tha nga komiteti i rekordeve botërore Guinness është se shkrepset që ai përdorte nuk ishin të disponueshme në treg dhe ishin ndryshuar në atë mënyrë që forma e tyre origjinale nuk njihej.

"Është zhgënjyese, e turpshme, e pakuptueshme dhe jo e drejtë," tha ai për The Times, i paaftë për të besuar se përpjekja e tij kishte rënë viktimë e burokracisë.

“Më thuaj se si 706.900 shkrepse që i kam ngjitur një nga një, nuk janë shkrepse. Kulla ime do të vazhdojë të ekzistojë dhe do të jetë 7.19 metra për shumë vite”, ka shkruar ai në një postim tjetër.

Rekordi Botëror Guinness për Kullën Eifel të bërë nga shkrepëse mbahet që nga viti 2009 nga Toufic Daher nga Libani, i cili krijoi një kopje të gjatë 6.53 metra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco