Ja pse parfumi duhet mbajtur në frigorifer

Ja pse parfumi duhet mbajtur në frigorifer

11:07, 06/02/2024

Parfumi mund të prishet. Ndryshimi i ngjyrës dhe i aromës së pakëndshme janë sinjale të qarta që diçka nuk është në rregull. Mirëpo, ekziston mënyra goxha e thjeshtë që t’ia zgjasni qëndrueshmërinë. Njëra ndër gjërat më të këqija për qëndrueshmërinë e parfumit është mbajtja e tij në tualet.

Parfumet nëse u ekspozohen temperaturave të larta dhe lagështisë ndryshojnë aromën dhe cilësitë fizike të përbërësve siç janë vajrat esenciale. Parfumi është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturave.

Ndryshimet e vrullshme të temperaturës në ambientin ku i mbajmë ato mund të nxisin reaksione të padëshiruara kimike brenda përbërësve të tyre natyralë. Nëse parfumin me aromë agrumesh e mbani në tualet, avulli i cili krijohet gjatë larjes mund të ndikojë në freskinë e tij dhe në ndryshimin e aromës. Prandaj, më së miri është t’i mbani në frigorifer sado që të duket gjë e çuditshme.

Parfumi është një një produkt i padukshëm në pamje të parë, por pa diskutim një prej atyre akesorëve më përcaktues në stilin e një personi. E keni pyetur veten pse na pëlqen një parfum? Ndoshta sepse na kujton diçka. Ndoshta sepse na përfaqëson, na shpreh, na plotëson. E vështirë përgjigjja.

Shqisa e të nuhaturit është ajo që ka ndërhyrje të menjëhershme te kujtesa jonë, tek emocionet e njeriut dhe psikologjia e tij. Zgjedhja e një parfumi është tejet individuale duke filluar nga aroma, përmbajtja, marka e preferuar etj, por a jeni gjithmonë të sigurtë që produkti që keni blerë është origjinal? Në këtë artikull do të gjeni tre hapat që do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur dhe të mos bini pre e mashtrimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco