Një teknikë flirtimi që funksionon pothuajse gjithmonë

Një teknikë flirtimi që funksionon pothuajse gjithmonë

14:19, 03/02/2024

Ka dy lloje beqarësh në ditën e të dashuruarve. Ju mund të jeni ai që uleni i vetmuar teksa shikoni disa herë të njëjtin film ndërsa disa të tjerë mund të përgatiten për të dalë për të gjetur një partner/e të ri/re.

Për të gjithë ata që shpresojnë të gjejnë një partnere të re, shkencëtarët kanë dalë me disa këshilla se si mund ta bëni për vete fëmrën që pëlqeni.

Studiuesit në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU), Universitetin Bucknell në Pensilvani dhe Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut (SUNY) në Oswego u bashkuan për të studiuar se si pothuajse 1000 studentë heteroseksualë të kolegjit në Norvegji dhe Amerikë reagojnë ndaj disa teknikave të flirtimit.
Ata u kërkuan atyre të vlerësonin se sa efektive ishin 40 lloje të ndryshme flirtimi kur kërkonin një lidhje afatshkurtër ose afatgjatë, në varësi të faktit nëse personi që flirton ishte mashkull apo femër.

Për një gjë afatshkurtër, me sa duket shfaqja e disponueshmërisë seksuale është thelbësore.

“Njerëzit i konsiderojnë sinjalet se jeni në dispozicion seksualisht si më efektive për gratë që kërkojnë një marrëdhënie afatshkurtër,” shpjegoi Leif Edward Ottesen Kennair, një profesor në Departamentin e Psikologjisë në NTNU.

Ndërkohë, për gratë që kërkonin një situatë më serioze, ata gjetën se ‘shenjat e bujarisë dhe vullnetit për t’u përkushtuar’ ishin veçanërisht tërheqëse.

Por arma më e fortë e flirtimit për këdo është sensi i mirë humorit.

Kennair shpjegoi: “Njerëzit mendojnë se humori, ose aftësia për të bërë një person tjetër të qeshë, është më efektiv për burrat që kërkojnë një lidhje afatgjatë.

“Është më pak efektive për gratë që kërkojnë një qëndrim për një natë. Por të qeshësh me shakatë e tjetrit është një taktikë efektive flirtimi për të dy gjinitë.“

Rebecca Burch, një bashkautore nga SUNY Osëego, shtoi: “Nuk është vetëm efektive të jesh shakaxhi, por për gratë është shumë e rëndësishme që t’i tregoni atyre se kanë sens të mirë humori.”

Për ata që nuk e shohin veten shumë si shakaxhi, buzëqeshja dhe kontakti me sy do t’ju bëjnë gjithashtu një fitues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco