Vie në jetë gjirafa e parë pa njolla, kërkohet ndihmë për t’i vënë emrin!

Vie në jetë gjirafa e parë pa njolla, kërkohet ndihmë për t’i vënë emrin!

08:02, 23/08/2023

Një kopsht zoologjik në Tenesi po i kërkon publikut të ndihmojë në emërtimin e një gjirafe të rrallë pa njolla që lindi muajin e kaluar.

Gjirafa ka lindur në kopshtin zoologjik Brights në Limestone, në Amerikë, më 31 korrik dhe është e dukshme në kopshtin zoologjik, 

Kjo është e vetmja gjirafë e njohur pa njolla sipas zyrtarëve të kopshtit zoologjik dhe shembulli i fundit i njohur ka lindur ”Ueno” në Tokio.

I porsalinduri është një gjirafë, një specie e rrezikuar që u shtua në Listën e Kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës në vitin 2018.

Kopshti zoologjik në Tenesi ka propozuar disa emra dhe më e voturja do i vendoset njëri prej tyre:

Kipekee, që do të thotë “Unik”.

Firyali, që do të thotë “E pazakontë ose e jashtëzakonshme”.

Shakiri, që do të thotë “Ajo është më e bukura”.

Jamella, që do të thotë “Një me bukuri të madhe”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco