Mjeku i njohur për cigarën: Produktet alternative nuk krijojnë tym, më pak të dëmshme

Mjeku i njohur për cigarën: Produktet alternative nuk krijojnë tym, më pak të dëmshme

15:45, 22/08/2023

Masat rigoroze nuk do t’i bëjnë njerëzit të ndryshojnë zakonet e tyre të shpeshta. Çdo vendim i madh ndodh vetëm kur një person është vërtet gati për ndryshime.

Pavarësisht nëse është eliminimi i ëmbëlsirave ose ushqimeve të shpejta nga dieta juaj, zvogëlimi i kohës që kaloni në telefon ose heqja dorë nga cigaret, është e rëndësishme t’i qaseni gjithçkaje tërësisht për të sjellë lehtësim afatgjatë nga zakonet e këqija.
Kjo është vërtetuar shumë herë në praktikë dhe ekspertët ndajnë të njëtin mendim kur bëhet fjalë për konsumimin e cigareve.

“Është shumë e vështirë të bindësh njerëzit që janë duhanpirës të rregullt të lënë cigaret”, tha profesori Reuven Zimlichman, kreu i departamentit të Mjekësisë dhe Institutit të Hipertensionit në Qendrën Mjekësore “E. Wolfson” të Izraelit, dhe drejtor i Institutit të Kërkimeve Kardiovaskulare në fakultetin e Mjekësisë “Sackler” në Tel Aviv.

“Si mjekë, ne kemi dështuar në përpjekjet tona për të frenuar konsumimin e cigares, duke qenë se numri i duhanpirësve në nivel global mbetet i pandryshuar. Një miliard duhanpirës janë dëshmi e dështimit tonë dhe tani është e qartë se duhet të gjejmë një zgjidhje tjetër”, deklaroi Zimlichman.

Ai shtoi se tashmë janë në dispozicion alternativa të ndryshme pa tym, produkte që ngrohin duhanin në të cilat substancat e dëmshme reduktohen në 95% sepse duhani ngrohet, nuk digjet.

“A e kuptoni se sa jetë nga një miliard duhanpirës mund të shpëtojmë?” deklaroi profesori.

Një tjetër arsye pse djegia duhet të eliminohet
Tymi i cigares është shumë më tepër sesa thjesht tymi që shohim me sy të lirë. Kur ndizet një cigare, duhani fillon të digjet dhe krijohet tymi përmes të cilit duhanpirësit thithin jo vetëm nikotinë, por edhe më shumë se gjashtë mijë substanca, prej të cilave rreth 100 dihet se janë të dëmshme ose potencialisht të dëmshme, përfshirë monoksidin e karbonit.
Shkencëtarët kanë arritur të eliminojnë këtë problem kyç të krijuar nga tymi i duhanit duke krijuar produkte alternative të cilat janë forma më pak të dëmshme të konsumimit të nikotinës.

Produktet alternative nuk krijojnë tym kur përdoren dhe ndryshimi i rëndësishëm është se cigaret krijojnë katranin, i cili është produkt i djegies. Kjo nuk ndodh me produktet pa tym, pasi ky sistem e ngroh duhanin dhe në këtë mënyrë nuk prodhon katran. Kur i qasemi këtij lloji të konceptit të reduktimit të dëmit, është e rëndësishme të theksohet se produkte të tilla nuk janë pa rrezik dhe se përdorimi i tyre çliron nikotinë, e cila krijon varësi, por janë alternativa më pak të dëmshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco